Bayern Munichu i ka shpëtuar humbjes së dytë sezonale në Bundesliga duke e barazuar rezultatin ndaj Kolnit (1-1) në çastet e fundit të ndeshjes së zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena.
Një fillim i mrekullueshëm i mysafirëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt. Pas një harkimi nga këndi të Florian Kainz, Julian Chabot e dërgoi topin drejt Ellyes Skhiri dhe ky i fundit e futi në rrjetë (4’).
Në minutat në vazhdim, Serge Gnabry e Benjamin Pavard rrezikuan për bavarezët, derisa Skhiri dhe Kainz ndërtuan një tjetër aksion që u lexua nga portieri Yann Sommer.
Në fraksionin e dytë, vendasit vazhduan të rrezikonin përmes Ryan Gravenberch, Kingsley Coman e Thomas Muller, por pa sukses.