Delegohen gjyqtarët e ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

photo by: @Shpend Ahmeti

Futbolli në Kosovë do të rikthehet këtë fundjavë ku do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Katër ndeshje janë në program për tu zhvilluar të shtunën dhe katër të tjera të dielën.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi është ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Ky duel do të drejtohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Visar Kastrati me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani. /Gazeta Olle/

Ramadani trajner e Hyseni ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës në futsall

Caktohet data e rifillimit të garave në Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve