Feronikeli ka udhëtuar dje në Durrës, atje ku po kryen përgatitjet për vazhdimin e sezonit.
Me skuadrën është bashkuar edhe futbollisti i njohur malazez, Damir Kojaseviç teksa “Nikli” do të kërkojë që në pranverë të jetë më e suksesëshme se sa në 18 javët e para kampionale, shkruan Gazeta Olle.
Feronikeli e mbylli vjeshtën vetëm në pozitën e 5-të të tabelës dhe shumë mbrapa skuadrave lidere.
Trajneri i skuadrës, Klodian Duro sot ka thënë disa fjalë për faqet zyrtare të skuadrës.
“Jam i kënaqur me intensitetin e stërvitjeve, ngadalë po arrijmë aty ku duam të jemi” – është shprehur shkurt shefi i shtabit teknik.
Feronikeli pranverën e nisë me duelin e Kupës së Kosovës kundër Arbërisë./GazetaOlle/