Festë në familjen Xhaka, Graniti dhe Leonita në pritje të një tjetër fëmije

Futbollisti kosovar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka ka postuar një fotografi me familjen e tij derisa ka treguar se pritet të bëhet baba për herë të dytë

Këtë futbollisti i Arsenalit e ka bërë me anë të një postimi që e ka bërë në Instagram.

“Familja e jonë po rritet…ne mezi presim të takojmë ty”, ka shkruar Xhaka.

Kujtojmë se Xhaka para më shumë se një viti kishte pritur në jetë një vajzë bashkë me gruan e tij Leonita të cilën e ka pagëzuar me emrin Ayana.

Kujtojmë se Xhaka pati një ndeshje të mirë mbrëmë ku dy herë shpëtojë Arsenalin nga dy raste ku Crystal Palace kishte mundur që të shënonte gol. /Gazeta Olle/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)