Kastriot Dërmaku drejt transferimit te Cagliari

Në pritje për të kuptuar nëse Radja Nainggolan do të rikthehet në Sardenjë, drejtori sportiv i Cagliarit, Tomazo Xhiulini, po punon për t’i dhënë Claudio Ranierit një qendërmbrojtës.

Trajneri i njohur që u shpall kampion në Angli me Leicesterin kërkon një mbrojtës me eksperiencë, teksa në pjatë drejtori sportiv i ka vënë edhe emrin e një lojtari të Kombëtares shqiptare.

Fjala është për Kastriot Dermakun, shqiptarin që është në pronësi të Lecces dhe i skadon kontrata në qershor të këtij viti, dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 193 minuta në vetëm tri ndeshje.

Aktualisht ai është i dëmtuar dhe një kalim në Serinë B do të sillte më shumë hapësirë për të.

Bisedat e stafit teknik i spiunonte te lojtarët, Bayerni përjashton trajnerin e portierëve

Ermal Krasniqi fillon të lë gjurmë në Rumani, futet në formacionin e javës