Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë.
Futbollisti kosovar që ishte titullar u lëndua në krah dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të.
Koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Torino është mbyllur 0:0, ndërsa kuqezinjtë triumfuan pas ekzekutimit të penalltive.
Vojvoda gjatë ditës së sotme do t’i kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit.
Gjithsesi edhe trajneri i skuadrës së Torinos pas ndeshjes deklaroi se shpreson se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.
Torino ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Kosovës, por nuk jep shumë detaje për çfarë lëndimi flitet.
“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtutjeshme në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Torinos.
Por mungesa e tij në fundjavë në ndeshjen Torino – Spezia duket e sigurt. /Gazeta Olle/