Prince Caffe Superliga e basketbollit ka gjetur shtëpi të re mediale.
Ndeshjet e elitës së basketbollit kosovar nuk do të transmetohen më në ArtMotion, por në Kujtesa, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmin të ditur e ka bërë vetë Federata e Basketbollit të Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të bordit të FBK-së.
Sipas shtëpisë së basketbollit vendor, ArtMotion nuk ka përmbushur në tërsi marrëveshjen.
Vendimet e publikuara nga FBK:
- Ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë ART MOTION dhe PRINCE CAFFE për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes;
- Ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë KUJTESA për shitjen e të drejtave televizive dhe për sponsorizimin e Superligës së Kosovës në basketboll.