Leon Dajaku do të largohet nga Bayerni, e ardhmja e tij tek skuadra kryeqytetase

Leon Dajaku pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi i Bundesligës gjermane, Union Berlin, është duke u interesuar për transferimin e futbollistit të talentuar kosovar Leon Dajaku, raporton “Bild”.

Dajaku 19-vjeçar, që luan si sulmues krahu, është pjesë e ekipit të dytë të Bayern Muenchenit, që luan në Kategorinë e Tretë të Gjermanisë.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman Union Berlin, synon ta huazojë Dajakun deri në fund të stinorit.

Dajaku ka kontratë me kampionin në fuqi të Gjermanisë Bayern Munich deri në verën e vitit 2023.

Ai iu bashkua klubit të madh gjerman nga Stuttgarti në vitin 2019 për 1.5 milionë euro. /Gazeta Olle/