Llapi mposht me rezultat të thellë skuadrën austriake

Llapi ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Antalya të Turqisë.

Llapjanët ka mposhtur skuadrën austriake FC Flyeralarm Admira me rezultat të pastër 3-0.

Ka qenë një fitore bindëse e llapjanëve të cilët dominuan nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Goli i parë erdhi nga Gerhard Progni në minutën e 23-të pas asistimit nga Kushtrim Shabani.

Për 2-0 u përkujdes Francisco Rivera 10 minuta më vonë kur u shërbye mirë nga Milic.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar realizoi Nderim Hasani në minutën e 87-të pas asistimit nga Arbër Bytyqi. /Gazeta Olle/

Ferizaj merr fitoren e radhës në ndeshje miqësore

Bare drejt largimit nga Espanyoli, por jo nga futbolli spanjoll