Manchester City fiton me vështirësi, i afrohet rivalëve për titull

Nuk ishte e lehtë, por tre pikët u arritën.

Manchester City fitoi 1-0 ndaj Brighton & Hove Albion për të marrë pikët e radhës në Premier Ligë, shkruan Gazeta Olle.

Një gol i Phil Foden mjaftoi që “qytetarët” të marrin të treja pikët e këtij takimi.

Në fund të duelit rezultati mund të ishte rritur akoma po të mos ishte për pritjet e njëpasnjëshme të portierit Sanchez dhe penalltisë së humbur të Sterling./GazetaOlle/