Opinion nga Erald Salca

Opinion nga Erald Salca

Igli Tare drejtori sportiv i Lacios, dhe ish futbollisti i madh i Kombëtares sonë e me renome ndërkombëtare nuk ka faj pse Riza Durmishi nuk ka kualitete, pse Th.Strakosha nuk është portier i nivelit lartë e ka rënie forme pse Valon Berisha nuk adaptohet dot në Seria A ose pse Vedat Muriqi nuk di të jap një gol ende .

Ai si patriot i vërtetë ju ka dhenë shanse futbollistëve shqiptar të lozin në ligën më të fortë në botë, e tani përballët me kritika nga media italiane dhe tifozet lacial për këta lojtar të afruar!

Turp duhet ti vijë Thomas Strakoshes të ja zerë vendin një veteran si Pepe Reina (portier i madh), po Vedati duhet ta dijë se SERIA A nuk është liga elite turke e futbollit!

Një pjese e madhe e futbollistëve shqiptar si të bëjnë pak para famë bien nga forma e nuk kanë uri për trofe e rezultate . Maqedonasi Goran Pandev ka fituar një thes me trofe dhe luan për ta shpëtuar Genoan dhe është kualifikuar me RMV në Europian.

E shikoni dallimin lexues sportëdashes të nderuar , pa punë pa motiv nuk arrihet asgjë në sport as jetë! Mungon puna dhe mentaliteti fitues Erald Selca