Empoli pësoi një disfatë në udhëtim përballë Romës, me rezultatin 2-0. Gjithësi ato që morën një vëmendje të madhe nga ky takim ishin tre pritjet e njëpasnjëshme të portierit të miqve, Vicario.
Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos kishte tre mundësi të arta për të kaluar në avantazh në harkun e pak sekondave.
Paulo Dybala lëshoi një predhë brenda zonës, të cilën e Vicario arriti ta ndalë mrekullisht, me topin që u kthye te Mancini dhe ky i fundit nuk hezitoi të godiste, por ishte sërish gardiani i Empolit që e ndali.
Guglielmo Vicario's incredible triple save with Empoli. ⛔️🤯
🎥@beinsports_FR pic.twitter.com/LxRvNvYjtr
— Fnews. (@FnewsFoot) February 4, 2023
Topi më pas u kthye te Tammy Abraham, i cili vetëm disa centimetra larg portës nuk shënoi dot me kokë, pasi ishte sërish Vicario që arriti ta ndalte me këmbë.
Gjithsesi këto pritje nuk arritën dot që ta nxirrnin skuadrën e tij me pikë nga “Olimpico”.
🧤 Guglielmo #Vicario, Empoli
— Venca Jareš (@VencaJares) February 4, 2023