Shqipëria fton në Kombëtare katër prej lojtarëve të skuadrës kosovare

Prishtina 01 ka pranuar sot ftesat e FSHF-së për 4 prej lojtarëve të tyre.

Skuadra kryeqytetase e futsallit pati një sezon të mirë në vjeshtë duke performuar ashtu siç edhe ishte synuar, shkruan Gazeta Olle.

Performancat e mira i ranë në sy edhe FSHF-së që ftoi përsëri në Kombëtare disa prej futbollistëve të kësaj skuadre.

Agon Ramadani, Narcis Alibegu, Mentor Mejzini si dhe i huazuari tek Sparta e Pragës, Cristian Cardoso janë ftuar për tu bashkangjitur me Shqipërinë.

Të katërt do të jenë në tubim nga 22 janari deri më 1 shkurt.
Shqipëria ndeshjen e parë e luan ndaj Kroacisë me 27 janar, ndërsa katër ditë më vonë ndaj Ukrainës./GazetaOlle/