Sigal Prishtina merr fitore të thellë ndaj Siauliait në Estoni

photo by: @Shpend Ahmeti

Sigal Prishtina ka mundur Siauliai me rezultat 67:91 (21:30, 16:14, 12:24, 19:22) në Grupin A të Ligën ENBL, ndeshje që u zhvillua në Talin në Estonisë.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:30, kurse i dyti ishte më i baraspeshuar, duke bërë që rezultati pas pjesës së parë të jetë 37:44.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, kur prishtinasit ishin bindshëm më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 12:24, ndërsa në dhjetë minutat e fundit menaxhuan lojën dhe rezultatin, duke triumfuar 67:91.

Te kryeqytetasit u dalluan Dardan Berisha me 13 pikë e dhjetë asistime, Dustin Thomas me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Brooks Debisschop me 18 pikë e 11 kërcime.

Prishtina ka dy fitore e tri humbje, ndërsa nesër nga ora 17:00 do të përballet me TalTech.

Zyrtare: Veton Berisha transferohet te kampioni i Norvegjisë

Flamur Bunjaku, anëtari i vetëm i KE që nuk ka marr asnjë cent nga buxheti i FFK-së