Skuadra e njohur kosovare i dërgon edhe juniorët për përgatitje jashtë vendit

Flamurtari ka dërguar skuadrën e juniorëve në përgatitje jashtë vendit.

19 vjeçarët e skuadrës nga kryeqyteti kanë arritur këto ditë në Shqipëri aty ku do e kryejnë fazën përgatitore para stinorit pranveror në Superligën e kësaj grupmoshe, shkruan Gazeta Olle.

Se te skuadra po punohet dhe futbollistët po bëhen gati për një paraqitje më pozitive se në vjeshtë vërehet edhe nga fotografitë që trajnerët kanë postuar në rrjetet sociale.

Ishin pikërisht dyshja e trajnerëve, Hivzi Ahmeti dhe Beqir Dodaj që kanë publikuar disa fotografi dhe video nga stërvitjet që futbollistët e rinjë po zhvillojnë.