Spektakël me shtatë gola të shënuara, Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Ukrainës

Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në Antalya të Turqisë ku po zhvillon fazën përgatitore.

Kampioni në fuqi i Kosovës është përballur me skuadrën ukrainase, Olaksandriya.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë marrë fitoren e radhës, pasi kanë triumfuar me rezultat të thellë 5-2.

Serinë e golave e hapi Albion Rrahmani, derisa pas tij shënuan edhe Nazmi Gripshi, Lorenc Trashi, Meriton Korenica e Albin Berisha.

Për Ballkanin ka kjo ishte ndeshja e tretë miqësore dhe fitorja e tretë.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Antalya, Ballkani fitoi edhe Superkupën e Kosovës pasi mposhti Llapin 1-0. /Gazeta Olle/

Dukagjini mposht skuadrën e njohur ukrainase

Zyrtare: Veton Berisha transferohet te kampioni i Norvegjisë