Feronikeli ka arritur ta mposht Trepçën ’89 në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.
Por rezultati i arritur në fushë 1-0 mund t’i mos vlejë skuadrës nga Drenasi, pasi Trepça ’89 ka shtruar ankesë në FFK. S
htëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA i ka bllokuar përkohësisht merkaton Feronikelit, por kjo gjë duket se nuk i ka lënë përshtypje skuadrës nga Drenasi që ka afruar gjashtë futbollistë të rinj në afatin kalimtar të janarit.
Donat Hasani, Fitim Susuri dhe Adem Maliqi ishin në fushë nga minuta e parë ndaj Trepçës ’89, derisa Endrit Baholli dhe Shpresim Zogu u inkuadruan nga banka rezervë.
Ndërkohë transferimi i gjashtë portieri Armend Blakqorri gjithashtu ishte në protokoll, por që nuk luajti.
Trepça ’89 ka bërë ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së ku i ka paraqitur provat se ndeshja në fjalë nuk duhet të regjistrohet.
Njoftimi i plotë nga Trepça ’89: