United mposht me rezultat të thellë Nottinghamin, bën hap të madh drejt finales së EFL Cup

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në kuadër të EFL Cup.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 6-të pas një solo aksioni të bukur të Marcus Rashford.

Anglezi mori topin në pjesën fushës së skuadrës së tij, pra 60 metra larg portës, kaloi disa lojtarë në krahun e djathtë dhe u fut në zonë për të shënuar për 1-0.

Në minutën e 23-të, Nottingham shënoi me Morgan Gibbs-White, por goli u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.

Të dy skuadrat kishin nga dy raste, por që nuk arritën të shënonin gol.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Wout Weghorst që shënoi për 2-0 pas një topi të kthyer.

Pjesa e dytë ishte më e dobët, me më pak raste, me Nottinghamin që tentonte të kthehej në lojë.

Në minutën e 60-të ishte afër të shënonte, kur Brennan Johnson gjuajti drejt portës, por nuk qëlloi cakun.

Kjo fitore e afron Manchester Unitedin drejt finales së madh, pasi do të zhvillohet edhe një ndeshje kthyese ndaj Nottingham.

Mërgim Berisha shënon gol të jashtëzakonshëm në stilin e Ibrahimovic (Video)

Barcelona mposht me rezultat minimal Sociedadin, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey