Zhegrova shënon gol spektakolar dhe bën dy asistime për Lillen (Video)

Edon Zhegrova ka shënuar për golin e barazimit të Lille kundër Rennes në 1-1.

Zhvillohej minuta e 59-të kur sulmuesi “dardan” realizoi gol të bukur nga afërsia.

Zhegrova mori një top nga një pozitë qendrore dhe nuk gaboi dhe u tregua tejet i saktë me këmbën e tij të majtë.

Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon 2022/2023 për skuadrën e Lille.

Ndërkohë në minutën e 86-të, Zhegrova ka dhuruar një asistim fantastik për Remy Cabellan për 1-2.

E krejt në fund të ndeshjes, reprezentuesi kosovar asistoi sërish, kësaj radhe te Gomes që realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Portieri i Empolit për rekord, bën tre pritje spektakolare brenda tre sekondave (Video)

Muçi vendimtar me golin e tij në fitoren e Leias (Video)