Një ditë pasi njoftoi për largimin e trajnerit Shemsettin Bash, KB Peja ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Klubi i Superligës bëri të ditur se ka angazhuar trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Jordançe Davitkov.
Ai në të shkuarën ka qenë përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut duke e kualifikuar në Eurobasketin e vitit 2003.
Davitkov gjithashtu ka qenë edhe në krye të Kuvajtit duke përfunduar i treti në garat e shteteve të Lindjes së Mesme
.
Në nivel klubesh, Davitkov ka fituar katër tituj kampioni dhe katër kupa të Maqedonisë së Veriut me Rabotniçkin. Titull dhe kupë ka fituar edhe në Kuvajt.
“Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tri herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave”, ka shkruar ndër të tjera KB Peja në njoftim. /Gazeta Olle/