Zyrtare: Veton Berisha transferohet te kampioni i Norvegjisë

Veton Berisha është rikthyer në elitën e futbollit norvegjez pas një aventure të shkurtër në Suedi.

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e Hammarbyt, por ai tani ka nënshkruar me kampionin në fuqi të Norvegjisë, Molden.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Molden dhe synon të fitoj trofetë e parë në karrierë me klubin e ri.

Vëllai i vogël i Valon Berishës më parë ka luajtur edhe për Viking, Brann, Rapid Wiena dhe Greuther Furth.

Reprezentuesi norvegjez është një nga sulmuesit më të vlerësuar në Elliteserien pasinë 188 ndeshje zyrtare në këtë kampionat ka shënuar 73 gola e ka asistuar në 33 të tjerë.

Berisha u ble nga Molde si zëvendësues i Datro Fofanas i cili kaloi te Chelsea për 12 milionë euro. /Gazeta Olle/

Spektakël me shtatë gola të shënuara, Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Ukrainës

Sigal Prishtina merr fitore të thellë ndaj Siauliait në Estoni